Ëmbëlsoni kafenë me këtë artikull dhe do të zgjidhni dy probleme mëngjesi

PUBLIKUAR

Kafeja për shumicën e njerëzve është pija më e preferuar dhe artikull pa të cilin nuk mund ta imagjinojnë ditën. E po çfarë thoni për pak çokollatë?

Tashmë është treguar që ajo mund t’ju kthjellë, mirëpo nëse në të shtoni pak çokollatë, filxhani me kafe mund të bëjë shumë më tepër për ju, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi të paradokohshëm në Amerikë kanë treguar që pak çokollatë në kafe kontribuon që më mirë të koncentrohemi në detyrat e punës dhe në ditën e cila është para nesh.

Hulumtimi, tema e të cilit ka qenë se si kafja ndikon në energjinë mendore, ka treguar që kafeja me çokollatë ul nervozizmin, të cilën natyrisht e shkakton kafeina.

Ekspertët theksojnë edhe se reaksioni i njerëzve ka treguar që konsumimi i kafesë së pastër mund të çojë deri te agresiviteti më i madh, gjë që është edhe një arsye më tepër që kafenë ta ëmbëlsoni me pak çokollatë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...