Universiteti i George Sorosit në Hungari rrezikon të mbyllet

PUBLIKUAR

Studentët dhe stafi i Universitetit Qendror Europian (CEU) në Hungari kanë protestuar kundër, siç thonë, mbylljes së universitetit nga qeveria.

Universiteti thotë se sipas legjislacionit të ri, i propozuar nga krahu i djathtë Fidesz, qeveria të martën mbrëma e bëri të pamundur funksionimin e tij, shkruan BBC, transmeton Express.

Themeluesi i CEU’s, George Soros, ka një lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Por, qeveria thotë se e përkrahë universitetin dhe se nuk do që ai të mbyllet.

Sekretari i Edukimit, Laszlo Palkovicx ka thënë se propozimi i legjislaturës është ka ndjekur gjithsej 28 universitete të huaja të cilat operojnë në Hungari, përfshirë edhe CEU’n në Budapest.

“Kjo nuk është një hulumtim kundër CEU’s dhe as kundër vetë Sorosit”, ka thënë ai.

Miliarderi hungarez e ka financuar universitetin në vitin 1991 dhe vazhdon ta bëjë ende atë

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...