Këta janë kandidatët për kryetar të Lipjanit!

PUBLIKUAR

Aleanca Kosova e Re e udhëhequr nga Behxhet Pacolli, tashmë ka filluar që të përgatitet për zgjedhje, përcjellë GazetaBlic.

AKR ka filluar që të bëjë përzgjedhjen e njerëzve të rinj që do të kandidojnë për kryetar të komuanve.

Ku  njëri ndër ta është edhe Sabit Pacolli, i cili për GazetaBlic e ka konfirmuar se do të jetë kandidat potencial për kryetar të komunës së Lipjani.

Ky është qëndrimi i LDK-së për fomrimin e Ushtrisë së Kosovës!

“Po, une do të jem kandidatë për kryetar të Lipjanit” ka thënë shkurt Pacolli.

Ndërkohë, edhe partitë tjera, tashmë kanë filluar që t’i përgatisin kandidatët për kryetar të Komunave.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, kandidatë për kryetar të komunës do të jetë Shukri Buja, i cili para disa dite e ka konfirmuar  për GazetaBlic rikandidimin e tij.

“Unë isha kundër që të nominohem për kryetar nga dega e PDK-së në Lipjan po anëtarët e kryesisë së Degës ishin insistues dhe vendosën me vota unanime nominimin tim! Ky nominim i shkon Kryetarit Veseli dhe Këshillit Drejtues të cilët janë kompetent për këtë çështje”, tha ai për Gazetën Blic.

GazetaBlic nga burime të saja gjithashu mëson se edhe LDK  ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune, ku sipas këtyre burimeve, do të jetë Imri Ahmeti ai i cili do të rikandidojë për postin e kryetarit të Lipjanit.

Ndërkaq, zyrtarisht askush nga LDK nuk e ka konfirmuar zyrtarisht emrin e Ahmetit si kandidat për kryetar të Lipjanit.

As vetë Imri Ahmeti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër, sipas burimeve të Gazetës Blic nga AAK do të garoj Fitim Selimi, i cili më herët ishte pjesë e Nismës për Kosovën.

Ndërkohë ende nuk dihet se kush janë kandidatët e Vetëvendosjes e të Nismës për kryetar të Lipjanit. / Gazeta Blic

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...