Fleckenstein: Jam i zhgënjyer me zhvillimet në Maqedoni

PUBLIKUAR

AIM citon deputetin nga radhët e Partia e Social-Demokratëve Evropian në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, të ketë deklaruar sot se është i zhgënjyer nga zhvillimet në Maqedoni.

Në debatin ”Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, Fleckenstein kërkoi sanksione për persona individual të Maqedonisë. Ai porositi se Bashkimi Evropian duhet ”fillimisht të tentojë me demokraci”, në drejtim të zgjidhjes krizës politike të tejzgjatur të Maqedonisë.

”Po, jam i zhgënjyer në aspekt të asaj se si të dilet nga kjo gjendje. Përgjigja është që të provojmë me demokraci. Pas zgjedhjeve, nëse ka koalicion të bërpërë nga 67 persona, atëherë ata duhet ta fitojnë mundësinë për të formuar qeveri. E nëse kjo nuk funksionon, atëherë do të sugjeroja të votohet për të tjerët në radhën tjetër”, shprehet Fleckenstein.

Ai thekson se Gruevski nuk ka mbështetje as nga partia evropiane e tij, duke shtuar se qytetarët duhet ta dijnë se bëhet fjalë për demokraci.

”Siç e dini, OBRM-PDUKM-ja nuk dëshiron që të tërhiqet. Prandaj, unë mendoj se votuesit duhet të dijnë se dikush në BE, madje as në partinë evropiane të Gruevskit, nuk e mbështetin atë politikë. Votuesit duhet të dëgjojnë se kjo nuk është çështje për të majtën, apo të djathtë, por është çështje për demokraci” ka theksuar Fleckenstein.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...