Maserati kërkon t’i kthehen prapa edhe disa vetura (Foto)

PUBLIKUAR

Gjatë muajit maj të vitit të kaluar, Maserati ka kërkuar t’i kthehen prapa 26 mijë vetura të modeleve Ghibli dhe Quattroporte, për shkak të problemeve në sistemin e frenimit.

Në muajin nëntor, janë kërkuar të rikthehen disa vetura shkaku i problemit me kamerat e pasme,  ndërsa në po të njëjtin muaj edhe 326 makina nga po të njëjtat modele, sepse iu bllokoheshin rrotat e pasme, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi me bazë në Bolonja të Itali, po kërkon t’i kthehen pas 3,300 Levante, sepse kanë problem me sistemin softuerik që e vë në qarkullim veturën. Kur këto makina janë duke lëvizur ngadalë apo presin në trafik të dendur, ndodhë që të ndalen dhe ndezja e tyre është shumë e vështirë.

Njohësit e automobilizmit sugjerojnë që Maserati të ndërmerr masa të mëdha dhe të rregullojë këto probleme, në mënyrë që të mbajë emrin prestigjioz që e ka deri më tani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...