Rrëzohet helikopteri ushtarak në Ukrainë, vdesin 5 veta

PUBLIKUAR

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se nga rrëzimi i një helikoteri ushtarak në rajonin lindor, Donbas, janë vrarë 5 vetë që ndodheshin në të.

Ministria tha se përplasja ka ndodhur sot afër vendit Kramators, ku gjendet selia e operacionit ushtarak kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministria tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë u vranë kur helikopteri i tipit, Mi-2, ishte përplasur në përçuesit elektrikë, përcjell REL.

Për afro tri vite, forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore.

Gjat kësaj lufte janë vrarë më se 9,750 vetë dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...