Arrestohet lideri opozitar në Rusi, protestuesit brohorisin “Putini është hajn!” (Foto)

PUBLIKUAR

Është arrestuar sot lideri kryesor opozitar, Alexei Navalny, bashkë me dhjetëra protestues të tjerë gjatë një proteste kundër-korrupsionit të organizuar në kryeqytetin rus, Moskë, njoftojnë dëshmitarët.

Ndërkohë, protestuesit kanë tentuar ta parandalojnë një furgon të policisë në të cilin oficerët e kanë futur atë, transmeton Express.

Mijëra njerëz u janë bashkangjitur protestave gjithëkombëtare që bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, për shkak të akuzave për korrupsion.

Një numër i madh i policisë është dërguar për ta mbikëqyrur protestën në kryeqytet.

Protestuesit kanë brohoritur “Poshtë Putini!, “Rusia pa Putinin!” dhe “Putini është hajn!”./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...