Sulm tjetër në Londër: Makina niset drejt këmbësorëve, 3 të plagosur rëndë

PUBLIKUAR

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi një makinë u nis me shpejtësi drejt këmbësorëve dhe i përplasi, përcjellë gazetametro.net.

Dhjetëra policë u thirrën pas aksidentit horror, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 11, në Islington, veri të Londrës.

Burime nga policia kanë konfirmuar se dy thika janë gjetur në vendin e ngjarjes në Essex Road, ndërkohë që zona mbetet ende e bllokuar, raporton Daily Star. Një zëdhënës i policisë metropolitane tha se katër djem të rinj janë arrestuar në lidhje me incidentin.

Me tensione shumë të larta, pas sulmeve terroriste në Londër, në të cilën Khalid Masood shkeli këmbësorët në Westminster Bridge, ky incident mund të trajtohet si terrorizëm.

Zëdhënësi i policisë metropolitane tha se dy burra dhe një grua nxituan në spital. Dëshmitarët pohuan se një veturë shkeli në trotuar këta këmbësorë, afër një lokali.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...