Nëse jeni munduar te provoni veten nëse do te ishit ne gjendje te qëndronit qofte edhe për pak sekonda pa e shpënë mendjen ne asnjë vend, eksperimentet kane treguar se ne fakt, rezultati do te ishte saktësisht i kundërti.
Është provuar edhe shkencërisht se truri i njeriut nuk ka asnjë edhe një minutë te “qetë”. Ai nuk pushon asnjëherë, edhe kur duket se i kemi dhënë “lirinë” te mos mendoj asgjë.
Nëse kjo do te ishte e mundur, me fjale te tjera do te kishim ne gjendje pauze të aktivitetit te truri. Te mendosh nuk do te thotë domosdoshmërish te arsyetosh, te reflektosh, te kujtosh ne mënyrë te ndërgjegjshme dhe te qëllimshme, te fantazosh, apo tu japësh rëndësi dhe vëmendje sendeve, dukurive, apo personave te tjerë.
Te boshatisesh trurin nga çdo gjë është praktikisht e pamundur. Kjo pasi turi ynë është gjithnjë ne aktivitet. Ne gjysmën e dyte te viteve ’90 te shekullit te kaluar, kërkuesit e Washington University School of Medicine ne St. Louis, arritën te zbulonin një qark te disa zonave te trurit qe i quajtën “default mode network”, qe aktivizohej pikërisht ne ato momente kur truri shëtit lirshëm pa u fokusuar ne një objekt te caktuar. Ne këtë moment madje, është zbuluar se ai konsumon me shume se 20 fishin e energjisë qe normalisht do te shpenzonte për te dhënë një përgjigje çfarëdo. Kjo zone mendohet t jete qendra e ndërgjegjes se njeriut.
Ndërkohë qe është vërtetuar se nëse do te përpiqemi te çlirojmë mendimin dhe te mos mendojmë me për asgjë, gjithmonë arrijmë te kundërtën. Daniel Wagner, një psikolog ne Harvard, i kërkonte subjekteve qe analizonte qe te përpiqeshin te mos kujtonin asgjë qe lidhej me sekuencat e një filmi qe ai u jepte paraprakisht për te pare. Ajo qe lexonte ai ishte pikërisht e kundërta, ata nuk e zhvendosnin dot mendimin prej tij.
Gjithsesi, kush është ne gjendje te njohe dhe te praktikoje teknikat e meditimit, arrin gjithnjë te krijoje një fare distancimi nga mendimi, madje edhe te ndërpresë fluksin e tij, duke mundur ta përqendrojë atë ne një pike specifike të caktuar.


