Arsyet pse zgjohemi të ënjtur

PUBLIKUAR

A zgjoheni shpesh apo vetëm ndonjëherë me fytyrë ose duar të ënjtura? Nuk është e çuditshme të vuash nga ënjtja, një problem që mund të jetë i shkaktuar nga shumë arsye, por në më të shumtën e rasteve pa asnjë simptomë tjetër të veçantë e që nuk tregon asgjë të rëndësishme.

Ënjtja në fytyrë 

Ënjtja në fytyrë më së shpeshti vërehet nën sy, por mund të shfaqet edhe rreth buzëve ose diku tjetër. Kur duhet të shqetësoheni?

Enjtja e mëngjesit e fytyrës zakonisht nuk është problem mjekësor, por nëse shfaqet papritmas, dhemb, dhe është e theksuar dhe nuk kalon, e përveç kësaj keni edhe probleme me frymëmarrje ose ënjtja është e përcjellë edhe me skuqje, ethe ose ndjeshmëri, menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut, transmeton Telegrafi.

Mbajtja e ujit

Shkaku kryesor i ënjtjes së mëngjesit në fytyrë, më së shpeshti nën sy, është mbajtja e ujit. Për këtë ka disa arsye – mënyra se si shtriheni në shtrat, për ç’arsye uji mblidhet nën sy, për shkak të nxehtësisë, lagështisë në ajër ose djegieve.

Një arsye tjetër është natriumi i tepërt në ushqim. Shkaku mund të jetë kontracepsioni oral, ilaçet për rregullimin e shtypjes së gjakut, aspirina, penicilina, kortikosteroidet dhe ilaçet josteroide kundërinflamatore (NSAIDs).

Ndryshimet hormonale po ashtu mund të nxisin mbajtjen e ujit në trup. Ato mund të jenë të lidhura me ciklin menstrual, menopauzën ose shtatzëninë.

Edhe mungesa e materieve ushqyese, veçanërisht e vitaminës B dhe proteinave, mund të çojnë deri te edemi, i ashtuquajturi akumulim jonormal i lëngjeve.

Akumulimi kronik dhe i tepruar i ujit mund të sugjerojë për probleme shëndetësore të lidhura me punën e keqe të gjëndrës tiroide, mëlçisë, veshkave dhe zemrës.

Reaksionet alergjike

Ënjtja e fytyrës mund të jetë edhe rezultat i reaksioneve alergjike. Ndoshta keni ngrënë diçka para gjumit ose keni thithur polen. Ndoshta gjatë natës ju ka pickuar ndonjë insekt (merimanga, bleta…).

Shkaqet e tjera të mundshme

Sinusitisi ose konjunktivitisi më serioz, inflamacionet ose infeksionet e membranës rreth syve mund të jenë shkak i fryrjes rreth syve në mëngjes.

Nëse në kohën e fundit keni pasur lëndim ose intervenim kirurgjik kudo në fytyrë, ënjtja mund të ketë lidhje edhe me këtë.

Ënjtja mund të jetë edhe pasojë e infeksionit të fshehur, për shembull, nëse është rreth: buzëve ndoshta është shkak i abscesit të dhëmbëve.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...