Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar nga Drjetori i Shërbimeve Publike, Heset Sahiti dhe menaxherët e projekteve, sot kanë vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e sheshit “Adem Jashari” në Lipjan, punime këto që kanë filluar në teren menjëherë pas përmirësimit të kushteve klimatike.
Me këtë rast kryetari Ahmeti ka kërkuar nga punëkryrësi që punimet për ndërtimin e këtij sheshi të zhvillohen në një dinamikë më të shtuar dhe që ky projek të përfundoj brenda afatit të paraparë.
Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan
PUBLIKUAR


