Tesla kushton më lirë të sigurohet sepse rastet e ndeshjeve janë më të rralla (Foto)

PUBLIKUAR

Kompania e sigurimeve Root, me bazë në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur se pronarët e modeleve Tesla, do të paguajnë shumë më lirë për tu siguruar, se sa ata të makinave të zakonshme.

Duke pasur parasysh se modelet me autopilot, shkaktojnë shumë më pak ndeshje apo përplasje, kompania ka vendosur të kërkojë më pak nga pronarët, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë do të rriten fondet për rastet e mundshme, ndërsa do të mblidhen më shumë klientë që kanë makina të tilla.

Mirëpo, deri më tani këtë privilegj e kanë vetëm ata që zotërojnë Tesla, por jo edhe të veturave tjera që kanë opsionin e vet vozitjes.

Sidoqoftë, ky rast pritet të kopjohet edhe nga kompani tjera të sigurimeve, meqenëse është i përshtatshëm dhe fitimprurës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...