Komuna: Kryetari Ahmeti i përkushtuar të mbështet të gjithë qytetarët e Kounës së Lipjanit pa dallim etnie

PUBLIKUAR

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq dhe me Ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku kanë vizituar sot Janjevën.
Gjatë kësaj vizite ata janë takuar me priftin Don Mate të Kishës katolike “Shën Kolli”, i cili i njoftoi musafirët për gjendjen e komunitetit kroat dhe qytetarëve janjevas në përgjithësi.
Don Mate ka falenderuar Komunën e Lipjanit e në vecanti kryetarin Ahmeti për investimet që ka bërë në Janjevë gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, siç janë: asfaltimi i rrugëve në qendër të Janjevës dhe rrugicave të tjera, rehabilitimi i ndriçimit publik, vendosja e nxemjes qendrore në shkollën “Shtjefën Gjeçovi, investime në kanalizim si dhe shumë projekte të tjera, njoftoi Komuna.
Në anën tjetër Kryetari Ahmeti tha se shumë shpejt Janjeva do të ketë edhe investime të tjera siç janë ndërtimi i fushës moderne të futbollit me ndriqim publik si dhe trotuari me ndriqim publik, prjekte këto që do të fillojnë të realizohen në këtë vit. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se Komuna të cilën ai e udhëheq është e përkushtuar që të gjejë mundësi edhe për investime të tjera në Janjevë për vitet në vijim.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...