Prostitucion në hotel, momentet kur policia i kap “mat” klientët (Video)

PUBLIKUAR

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “FREE TIME”, duke arrestuar në flagrancë 6 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë dhe 1 procedohet në gjendje të lirë.

Më datë 21.03.2017, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, kanë bërë të mundur finalizimin e Operacionit “Free Time”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë, të shtetasve:

•M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114)
•M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114)
•D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113)
•R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë (Neni 113)
•K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë ,për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”(Neni 300)
•D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

Proçeduar në gjendje të lirë shtetasja:

-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varjonin nga 50-100 euro.

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht ,M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj., dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 jan kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-1 automjet tip “Hyundai”
-4 aparate telefonik,
-20 000 lekë të reja,
-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit./Lapsi.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...