Tollovi në tualetin e shkollës, dy fëmijë të vdekur

PUBLIKUAR

Një tollovi e shkaktuar nga turma në një shkollë fillore në Kinë ka lënë dy fëmijë të vdekur dhe 20 të lënduar, njofton media shtetërore, transmeton portali arbresh.info.

Agjencia e lajmeve Xinhua ka thënë që nxënësit ishin grumbulluar në një banjo gjatë pushimit të mëngjesit në Puyang kur filluan të shtynin njëri tjetrin.

Ndërsa në një raportim tjetër thuhet se ishte muri i banjës që kishte rënë nga presioni i shtyrjes.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ku disa prej tyre raportohen se janë në gjendje serioze.

Qeveria e Puyang ka thënë për AP që incidenti ishte duke u hetuar, por nuk dha detaje të mëtejme.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...