Trump e ka nënshkruar legjislacionin për misione njerëzore në Mars

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje e ka nënshkruar legjislacionin, me të cilin parashihet që në dekadat e ardhshme të mundësohet dërgimi i misioneve njerëzore në Mars.

Ky legjislacion ishte miratuar nga votimi i rrallë unanim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e udhëzon agjencinë e gjithësisë NASA, që të punoj kah dërgimi i njerëzve në Mars deri në vitin 2030.

Po ashtu, autorizohet zhvillimi i sondës së thellë kozmike, të quajtur Orion, e cila do t’i dërgonte njerëzit më tutje në gjithësi, që deri tash nuk ka ndodhur, raporton Evropa e Lirë.

Presidenti Trump tha se ky legjislacion “e konfirmon përkushtimin tonë për misionin themelor të NASA-s”, dhe e ka lavdëruar “rolin historik” të astronautëve amerikanë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...