“NATO ende nuk i ka treguar dhëmbët në luftën kundër terrorizmit”

PUBLIKUAR

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenbrg ka bërë të ditur se kjo organizatë ka ende potencial që nuk e ka përdorur në luftën kundër terrorizmit.

Ai në këtë rast i është referuar trajtimit të forcave vendore, dhe forcimin e kapaciteteve të tyre, transmeton lajmi.net

Stoltenberg është duke qëndruar në Uashington, vizita e parë e tij në SHBA që nga koha që Trump u bë president, ku po diskutohet për luftën kundër ISIS-it.

“Në kohën e trazirave dhe të pasigurisë, është nevoja për insticuione të fuqishme si NATO dhe organizata tjera. Stabiliteti në Evropë është i mirë për të gjithë. Luftërat botërore dhe Lufta e ftohtë na mësuan se paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme për Evropën, por edhe për Amerikun e Veriut”, ka thënë Stoltenberg.

Kurse shefi i pentagonit, James Mathis tha se Amerika ka marrëdhenie të mira me NATO-n.

“Ne kemi raporte të mira me forcën transatlantike. Kjo e forcon gjendjen e sigurisë”, është shprehur Matis.

Në takimet anti-ISIS, është raportuar që nesër do të merr pjesë edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...