Përurohet projekti: “Përmirësimi i hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, faza e dytë”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti sot ka pritur në zyrën e tij Drejtorin e Zyrës Zvicërrane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, Drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Piljs si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët bashkarishtë kanë përuruar projektin “Përmirësimi i Hapësirave Publike Faza e II-të” në qytetin e Lipjanit.
Siq njoftoi zyra për informim në Komunën e Lipjanit, Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti dhe tha se me këtë projekt është arritur që të krijohen hapësira gjelbëruese dhe rekreative të cilat do të shfrytëzohen nga qytetarët lipjanas dhe banorët e lagjeve, ku gjithashtu është bërë edhe rregullimi i trotuareve, si dhe vendosja e semaforëve dhe bus-stacioneve që kanë qenë të domosdoshme për qytetin.
Në shenjë respekti dhe falenderimi Kryetari Ahmeti ndau mirënjohje për Drejtorin e Zyrës Zvicërrane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne si dhe Drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Piljs, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmën dhe që Komuna e Lipjanit të vazhdoj të ketë një mbështetje ashtu siç ka pasur në vitet 2015 – 2016, jo vetëm në financimin e projekteve por edhe me asistencën që kanë ofruar për të rritur përformancën e Administriatës në disa sektorë.
Ndërsa Drejtori Patrick Etienne tha se ndihet i lumtur që sot gjendet në Lipjan dhe se qëllimi i kësaj vizite është që të shohim për së afërmi punimet që janë zhvilluar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Komunën e Lipjanit. Ai tha se çdo investim që bëhet duhet të jetë në favor të qytetarëve me mundësi që edhe ata të përfshihen në procesin e vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i projektit DEMOS, Norbert Pijls është shprehur se Komuna e Lipjanit ka bërë një punë të shkëlqyeshme në përmirësimin e hapësirave publike dhe këtë e ka bërë në disa mënyra. Fillimisht Komuna ka pasur një shumë të madhe të bashkëfinancimit në këtë projekt si dhe gjatë gjithë kohës ka pasur angazhim të vazhdueshëm nga Kryetari i Komunës dhe stafi i tij profesional.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...