Vjedhje e arit si nëpër filma në argjendaritë e Klinës (Foto)

PUBLIKUAR

Vetëm shiriti i policisë tregoi se në qendër të Klinës ka ndodhë diçka brenda disa lokaleve.

Nga jashtë nuk shihej asgjë e pazakonshme. Por, hajnat kanë hyrë në këto katër lokale dhe kanë vjedhur një kasafortë 600 kilogramësh brenda një argjendarie, njofton Klan Kosova.

Aty hyn nëpërmjet dritares. Por për ta nxjerr kasafortën thyen murin e lokalit fqinj dhe dolën nga dera e pasme e tij.  Kasaforta brenda pati ari në vlerë 60 mijë euro.

E kjo nuk u mjaftoi 3-4 hajnave që kryen këtë vepër. Ata hyn edhe në një argjendari tjetër afër, duke thyer murin e një salloni ondulimi.

Këtu vlera e arit që morën nuk ishte më e madhe se 6 mijë euro. Por, pronari i cili nuk pranoi të flas para kamerës, deklaroi se i kishte shpëtuar kasaforta.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...