​Lëvoret e qepës me vlera të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Është bërë zakon që lëvoret e produkteve të ndryshme t’i hedhim. Por, në disa raste ato kanë vlera të patjetërsueshme. E tillë është edhe lëvorja e qepës. Nëse deri sot e keni hedhur, mos vijoni ta përsërisni këtë gabim.

Vlerat ushqyese të lëvores së qepës mund t’i marrim duke e përdorur atë në të gjitha ushqimet që konsumojmë gjatë ditës. Qepa ka veti antibakteriale dhe e ndihmon shumë organizmin në luftën me sëmundjet.

Qepët gjithashtu janë shumë efektive në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalimin e gjakderdhjes në hundë, mbytjen e qelizave të kancerit dhe forcimin e imunitetit. Universiteti “Cranfield” në Britani ka kryer një studim në lidhje me qepën. Nga rezultatet e tij rezultoi se qepët me lëkurë më të errët janë më të fuqishme dhe kanë veti më të forta antioksiduese.

Për t’i marrë të gjitha përfitimet e nevojshme të qepës, futni lëvoret e një ose dy kokrrave në një tenxhere me ujë. Uji me lëvoret e qepës duhet të vlojë dhe më pas ta pini atë, shkruan shekulli.

Nëse doni, mund t’i shtoni pak sheqer dhe limon. Përfitimet nga ky lëng janë shumë të mëdha, si për të luftuar ftohjen dhe gripin, ashtu edhe për sëmundjet e ndryshme.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...