Fuqizimi i gruas në komunën e Lipjanit, flet Linda Shahini e Shkelzen Hajdini

PUBLIKUAR

Në kuadër të emisionit “StartUp” është diskutuar për fuqizimin e gruas në komunën e Lipjanit

Ibadete Maliqi nga ojq “Flaka” ka treguar se kjo organizatë është themeluar në vitin 1997 ku kryesisht kanë punuar me refugjatë sipas saj qëllimi i organizantës ka qenë dhe vazhdon të jëtë fuqizimii gruas emancipmi i femrës shkollimi  dhe  punësimi isaj

“Në vitin 99 kemi filluar me kurse të ndryshme rrobaqepësisë gjuhës angleze kompjuterve dhe diku 2200 kandidate janë afëtësuar nga këto kurse dhe qka eshte më e mira se shumica e tyre e kane gjetur veten dhe tash janë të punësuar” ka shtuar Maliqi.

Në anën tjetër Shkëlzen Hajdini drejtor në financa në Lipjan ka thënë se Komuna e Lipjanit ështe e vetëdijshme për nevojën që ka gruaja në biznes dhe si rredhojë kanë ndryhsuar  që tri vite komplet qajsen.

“Ka tri vite që kemi hequr të gjitha taksat komunale për biznesin që është një lehtësim i madh dhe qëllimi kryesor është fuqizimi i biznesit” ka shtuar Hajdini.

Milihate Avdyli nga organizata qeveritare “Duartë e vyera” ka treguar se  në këtë shoqatë punon  me familje por gjate kohës së turshive punëson edhe gra që punojnë sezonal. Ajo ka treguar së këto produkte i shet edhe nëpër panaire.

Në anën tjetrë Linda Shahini ansambleiste ka foluar për projektin e grave  vetëushqyese ku janë liruar këto nëna nga pagesa e çerdhës publike në komunën e Lipjanit.

” Ideja për projektin e nënavë  vetëushqyese si ide ka rrjedhur nga une por ka pasur mbështetje jashtëzakonisht të madhe si nga komuna edhe nga organizata të huaja ndërkombëtare. Kjo ide ka qenë që nënat vetëushqyese të cilat u ka vdekur bashkëshorti apo janë divorcuar apo një nënë që ska kurorë të lirohet nga pagesa e çerdhës publike në komunën e Lipjanit” ka sqaruar Shahini.

Ndërsa Bedrije Krasniqi nga Ojq Arlinda ,ka thënë se që nga viti 2008 kanë hapur shoqatën e grave “Arlinda” në fshatin Magure të Lipjanit.

“Kemi pasur përkrahje nga komuna me shumë simbolike por me vështirësi jemik përballuar që nga ajo kohë, së pari kushtet nuk i kemi pasur askund por me vullnetin e grave kemi punuar me vetfinancim deri në vitin e kaluar.Tash i kemi kushtet e mira por kemi  nevojë për përkrahje financiare nga komuna dhe donatorë” ka shtuar ajo./21Media

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...