Akulli apo nxehtësia, cila mënyrë i trajton më mirë dhimbjet?

PUBLIKUAR

Është e dhimbshme t’i rikthehesh aktiviteteve ditore kur kemi një dhimbje qafe apo koke, një muskul të ndrydhur apo një ligament të tërhequr.

Në kushtet e shtëpisë gjëja e parë që na shkon në mendje është të marrim një qese me akull apo një maskë të ngrohtë dhe ta vendosim në pjesën ku kemi dhimbje.

Akulli dhe nxehtësia janë mënyra të thjeshta dhe natyrale që ndihmojnë për të lehtësuar një dhimbje, por kanë përdorime të ndryshme. Zbuloni se cilat janë rastet kur rekomandohet përdorimi i tyre:

Dëmtimet e sportit

Në momentin e parë akulli duket shumë i ftohtë dhe bezdisës, ndërkohë që nxehtësia mund të duket më e përshtatshme. Por kujdes, për dhimbjet akute, inflamacionet dhe ënjtjet gjithmonë duhet të përdoret akulli.

Nxehtësia favorizon inflamacionin dhe mund të jetë e dhimbshme më pas. Gjithashtu teraupistët sportivë rekomandojnë nxehtësia/ ngrohtësia e lagësht për muskujt e dëmtuar përpara aktiviteteve muskulore ose stretching dhe më pas akulli mund të minimizoj dhimbjen.

Dhimbja e kokës

Maskat e ftohta në pjesën e ballit dhe syve mund të ndihmojnë për të izoluar simptomat e migrenës, dhe ndaj shumë njerëz e preferojnë më shumë. Por nga ana tjetër nxehtësia mund të parandaloj/reduktoj spazmat e qafës nëse ato janë shkaktarë të dhimbjes së kokës. Ndaj në varësi të dhimbjes, dhe shkakut të saj zgjidhni alternativën më të përshtatshme.

Artriti                                                                                                                                                                                                                                                        

Nxehtësia fiton në rastet e artitit apo dëmtimeve që zgjasin për më tepër se 6 javë. Pacientët që vuajnë nga osteoartriti kronik zgjedhin nxehtësinë për lehtësimin e simptomave. Ndërkohë për artitin akut, të menjëhershëm preferohet akulli për izolimin e simptomave./albeu.com

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...