Ndihma e parë për plagët nga djegia gjenden në frigoriferin tuaj – të bardhët e vezës dhe kolagjeni

PUBLIKUAR

Ekzistojnë mënyra të ndryshme që të kuroheni kur digjeni, ndërsa midis artikujve më të efektshëm janë që nga veza e thyer të përdorni të bardhët e saj.

Çdokujt mund t’i ndodhë ndonjë telash në kuzhinë. Një moment pakujdesie dhe ndodh ta digjni gishtin dhe të krijoni panik. Nuk duhet bërë panik.

Plagët e djegura të shkallës së parë në mënyrën më elegante mund ta shëroni në shtëpi, meqenëse ilaçi gjendet në frigoriferin tuaj.

Plagë nga djegia të shkallës së parë janë ato të cilat shkaktojnë dhembje dhe skuqje, transmeton Telegrafi.

Lëkurën e djegur menjëherë ftoheni nën vrushkull uji të ftohtë, pastaj kur të thahet sipërfaqja e lëkurës, në plagë qitni të bardhët e vezës.

Ajo do të krijojë një shtresë të hollë në vendin e djegur dhe do të zbusë dhembjen. Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet, Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat.

Kur të thahet përsëriteni procedurën.

Të bardhët e vezës, e cila është kolagjen natyror, në tërësi do të thithë nxehtësinë nga lëkura, do të shërojë dhe do të fshijë plagën.

Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...