Zyrtari amerikan: S’ka prova se Trump ka bashkëpunuar fshehurazi me rusët

PUBLIKUAR

Nuk ka prova deri më tani se ekipi i fushatës së presidentit Donald Trump kishte bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë gjatë zgjedhjeve të 2016-s në SHBA, ka thënë sot ligjvënësi republikan Devin Nunes.

Nunes, i cili është kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, i bëri këto komente për Fox Neës, transmeton Express.

Ndërkohë, nesër do të dëshmojë para komitetit drejtori i FBI-së, James Comey.

Komuniteti i inteligjencës amerikane beson se sulmet kibernetike ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale ishin bërë me qëllim që ta ndihmonin Trumpin që ta mposhte Hillary Clintonin.

Por, Trump i ka mohuar pohimet e inteligjencës duke i quajtur lajme të rreme./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...