Turqia dështon ta bindë inteligjencën gjermane se Gulen qëndron prapa puçit të dështuar

PUBLIKUAR

Qeveria turke ka dështuar që ta bindë Shërbimin Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) se kleriku mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, e orkestroi tentim puçin e dështuar më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi.

Kështu ka thënë për të përditshmen gjermane “Der Spiegel” shefi i BND-së, Bruno Kahl, transmeton Express.

“Turqia ka tentuar që në nivele të ndryshme të na bindë për atë gjë, por nuk ia ka dalë dot,” ka thënë Kahl.

Autoritetet turke e fajësojnë Gulenin për tentim puçin e dështuar në të cilin u vranë 248 njerëz verën e kaluar.

Por, Gulen vazhdimisht i ka mohuar akuzat./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...