Hillary Clinton paralajmëron kthimin: Gati të dal nga “pylli” të ndihmoj kombin

PUBLIKUAR

Ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton ka paralajmëruar rikthimin në skenën politike amerikane.

Pesë muaj nga disfata përballë republikanit Donald Trump, Clinton është shprehur do t’i japë fund “fshehjes në pyll” për të ndihmuar kombin e përçarë.

“Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë”, është shprehur Clinton.

Deklaratat e saj Clinton i bëri gjatë një takimi me komunitetin irlandezo-amerikan, në vendlindjen e babait të saj, Scranton në Pennsylvania, me rastin e festës së Shën Partrikut,transmeton Shqiptarja.al.

“Unë nuk besoj se duhet të lejojmë që ndasitë politike të ashpërsohen e të kthehen në ndasi personale. Ndaj ne thjesht nuk mund ta injorojmë dikë e t’i kthejmë kurrizin vetëm sepse nuk jemi politikisht dakord me të”, tha Clinton.

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, Clinton u pa gjithnjë e më pak në media, ndërsa daljet e saj të shpeshta ishin shëtitjet me qenin e saj në Chappaqua në New York.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...