Tesla Model S rivalizohet nga ky model me çmim më të ulët (Foto)

PUBLIKUAR

Lucid Motors nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur në fund të vitit të kaluar, se do ta lansojë elektroautomobilin e saj të parë luksoz Lucid Air, që do të kushtojë 48 mijë euro.

Ky model do t’i kundërvihet versionit Model S nga Tesla, meqë është për 15 mijë euro më i lirë, transmeton Telegrafi.

Automobili elektrik Lucid Air

Në anën tjetër, klientët mund të shfrytëzojnë këtë EV luksoz me çmim të arsyeshëm, në versionin me motor të pasmë dhe gjenerator prej 400 kuajfuqive.

Lucid Air është dashur të ketë për 50 kilometra autonomi më të madhe sesa Model S – 386 kilometra me një mbushje, derisa  Tesla S60 ka radius të lëvizjes prej 338 kilometrash.

Modeli Lucid Motor që del në shitje në fund të vitit të ardhshëm, do të kushtojë rreth 90 mijë euro dhe është konkurrent me Tesla Model S100.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...