27 të rinj i bashkohen Kuvendit të të Rinjve të Lipjanit!

PUBLIKUAR

Kuvendi i të Rinjve në Lipjan vazhdon të mbetet organizata më e fuqishme në Komunën e Lipjanit, këtë e tregon edhe interesimi i madh i të rinjve për t’u bërë pjesë e KRL-së.

Sot, pas mbylljes së konkursit i cili ishte hapur për një muaj, anëtarët e rinj bën betimin si dhe shprehen gatishmërinë e tyre për të kontribuar në të mirë të shoqërisë, e gjithsesi shprehen gatishmërinë pë të punuar rreth kauzës sonë, “për një qytet të barabartë për të gjithë” ku rinia do ta ketë vendin e merituar në shoqëri.

Kuvendi i të rinjve, shumë shpejt do të vijë me aktivitete të reja për të rinjtë e Komunës së Lipjanit si dhe projekte të cilat do të kenë për qëllim aktivizimin e të rinjve, parandalimin e dukurive negative, organizime të garave të ndryshme me qëllim kryesor për të arritur gjithëpërfshirje të të rinjve në këto aktivitete e sidmos të rinjve të komuniteteve pakicë.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...