A mundet që muzika që ju dëgjoni të përcaktojë sa të zgjuar jeni?

PUBLIKUAR

Studimet psikologjike janë përpjekur të gjejnë se sa mund të tregojë shija muzikore e njeriut për personalitetin dhe intelektin e tij.

Sipas disa psikologëve njerëzit që preferojnë të dëgjojnë muzikën hyjnë në kategoritë: reflektues dhe kompleks; optimist dhe konvencional; energjik dhe ritmik; intensiv dhe rebel.

Duke pyetur mijëra student të Universitetit të Teksasit rreth asaj se çfarë muzike pëlqejnë, kanë ardhur në përfundim se tipat kundërshtues kanë tendencë të dëgjojnë muzikë me më shumë bass, ndërsa njerëzit që dëgjojnë muzikën jazz dhe klasike kanë tendencë të jenë më shumë kreativ dhe të kenë nivel më të lartë të inteligjencës.

Deri më tani është pritur kështu, ju mendoni.

Një studim i përmasave të mëdha në Universitetin e Edinburgh Heriot-Watt, kanë pyetur 36 mijë njerëz për të votuar më shumë se 100 stile muzikore dhe të flasin për personalitetin e tyre.

Këtu, kërkuesit kanë gjetur se njerëzit që pëlqejnë muzikën pop ka tendencë të jenë të sinqertë por ju mungon kreativiteti.

Fansat e repit kanë vetë-respekt të lartë; njerëzit që dëgjojnë heavy metal janë të butë por ju mungon besimi.

Fansat e muzikës indie janë të mbyllur dhe nuk punojnë shumë; ndërsa njerëzit që pëlqejnë muzikën jazz dhe klasike janë me inteligjencë të lartë dhe me vetëbesim të plotë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...