Kryesuesja Limani në Kuvendin e Kosovës prezanton sfidat rreth buxhetimit gjinor

PUBLIKUAR

Grupi i Grave asambleiste të Kuvendit të Lipjanit morën pjesë në seancen plenare të Kuvendit të Kosovës, ku temë diskutimi në këtë takim ishte buxhetimi gjinor.

Nga Komuna e Lipjanit ishte Kryesusja e Kuvendit të Lipjanit, Vlora Limani – Hajnuni që prezentoi të arriturat e Grupit të Grave në Lipjan. Ajo tha se është për tu përshëndetur iniciativa e realizuar në vitin 2016- të nga Grupi i Grave të Lipjanit, për lirimin nga pagesa e qerdheve për fëmijet nga nënat vetë ushqyese, iniciativ kjo që është marrur për model edhe nga Komunat e tjera dhe nga vetë niveli qendror.

Ndërsa sa i përket buxhetimit gjinor, kryesuesja Hajnuni theksoi se vazhdon të mbetet sfiduese pjesëmarrja e grave nëpër debatet publike që organizohen për planifikim të buxhetit.

Ajo tha se shpreson që edhe në të ardhmen do të ketë organizime të tilla në mënyrë që bashkarisht të dy pushtetet, niveli lokal dhe ai qëndror së bashku me shoqërinë civile të krijojnë mekanizma për të nxitur dhe stimuluar bugjetimin e përgjithshem gjinor
Kjo seancë është organizuar nga Grupi i Grave deputete të Kuvendit të Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...