Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me Ambasadorin e Kanadasë në Kosovës, Daniel Maksimiuk morrën pjesë më ceremoninë e shpërndarjes së makinave mjelëse dhe paisjeve laboratorike për analiza të qumshtit në fshatin Rubovc.
Nënkryetari Tasholli në emër të kryetarit Ahmeti ka falenderuar Ambasadorin e Kanadasë për donacionin si dhe Shoqatën e prodhuesve të qumshtit për këtë projekt që i kanë ndihmuar gratë ndermarrëse dhe kryefamiljare.
Komuna e Lipjanit ishte në mesin e tre komunave që përfitun donacion nga ky projekt që u hartua nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë me Shoqatën e prodhuesve të qumshtit në Kosovë, njoftoi Komuna. Përfituese nga Komuna e Lipjanit ishte Fahrije Reçica nga Rubovci, e cila mori 13-të makina mjelëse për 13 përfituese nga fshati Rubovc që kanë ferma me lopë qumshtore dhe që bëjnë grumbullimin e rreth 1,000 litra qumështë në ditë.
Shpërndahen pajisje për grumbullimin e qumshtit për fermeret lipjanase
PUBLIKUAR


