Ja si po i stërvit Putin-i 350 mijë gardistë për çdo rast (Foto)

PUBLIKUAR

Garda Kombëtare ruse, komandant suprem i së cilës është Vladimir Putin, filloi testin e parë të gatishmërisë luftarake, dhe për të dëshmuar gatishmërinë se mund të përballojë kërcënimet e mundshme të brendshme.

350.000 anëtarë të njësisë së sapoformuar do të trajnohen për sulme ekstreme terroriste, raporton Tass, transmeton lajmi.net.

Garda e “luanëve” është nën kontrollin e drejtpërdrejt të Vladimir Putinit, i cili është edhe komandant suprem i forcave të armatosura ruse.

Mediat e kanë të ndaluar të raportojnë për vendndodhjen e ushtarëve të kësaj njësie, kjo është bërë për t’i mbrojtur ata dhe familjet e tyre.

Kundërshtarët dhe kritikët e Putinit akuzojnë president

in rus se “Garda mund të përdorët edhe për të heshtur shumë disidentë”,- si dhe krijimi i kësaj njësie të tillë mund të jetë për veprim autoritar.

Ekspertët, megjithatë, theksojnë se Putini këtë forcë për qëllimin e krijimit të strukturave të reja dhe efektive të sigurisë, dhe për të mbrojtur interesat e vendit.

Kjo njësi do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik, do të ketë për detyrë të mbrojnë objektet e rëndësishme shtetërore, sigurimin e kufirit, do të marrë pjesë në mbrojtjen territoriale të Rusisë, do të kontrollojë tregtinë e armëve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...