Holandë, Rutte shënoi fitore kundrejt politikanit anti-islamik, shpall fitoren në zgjedhje

PUBLIKUAR

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shënoi fitore kundrejt politikanit anti-islamik, Geert Wilders, në zgjedhjet parlamentare, të mërkurën.

“Holanda i tha ‘stop’ llojit të keq të populizmit. Duam t’i përmbahemi trendit që kemi: të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begattë”, u tha Rutte mbështetësve në Hagë.

Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, Partia Popullore për Liri e kryeministrit Rutte ka fituar 33 ulëse në Parlamentin prej 150 vendesh.

Partia Liria e Wilders ka dalë e dyta me 20 ulëse, ndërsa Demokristianët dhe partia e qendrës D66 kanë fituar nga 19 ulëse.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 81 për qind.

Liderët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e uruan kryeministrin e Holandës për fitoren.

“Një votë për Evropën, një votë kundër ekstremistëve”, tha Juncker, raporton Rel.

Zgjedhjet në Holandë janë të parat prej tri palë zgjedhjeve që mbahen këtë vit në Evropë e që shihen si test për unitetin e Bashkimit Evropian, në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste në kontinent.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...