Të mërkurën, në ambientet e Restorant “Magma”, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli dhe njëherit Kryetar i Kuvendit të Kosovës ka bashkëbiseduar me strukturat e degës së PDK-së në Lipjan. Fillimisht, z.Shukri Buja ,Kryetar i degës së PDK-së në Lipjan i ka dëshiruar mirëseardhje z. Veseli duke e njoftuar për nivelin e përgjegjësisë dhe organizimin e takimeve në teren ma anëtarësi, që po bënë kryesia e degës së bashku me atë të rinisë dhe gruas demokratike, gjithashtu z.Buja ka njoftuar për zhvillimet aktuale dhe dobësitë e qeverisjes lokale nga pushteti aktual në Komunën e Lipjanit.
Ndërkaq kreu i PDK-së z.Veseli është shprehur se: unë po vizitoj këtyre ditëve shumë qytete të Kosovës po dëgjoj shumë halle dhe telashe të qytetarëve , të cilat janë përparësi të shumë familjeve tona. Andaj ne duhet të pranojmë faktin se papunësia është shndërrua në armik të Kosovës ,prodhuesit tanë gjegjësisht fermerët dhe segmentetet ekonomike kanë ngecje siç ka ngecje dhe ardhja e investitorëve të huaj. Mirëpo, vërehet se kemi bërë progres në shumë sfera, në të mirë të qytetarëve tonë. Ai më tej ka vazhduar se: ne kemi përgjegjësi ,ne duhet ta pranojmë faktin se kemi shumë për të bërë dhe për të dhënë për këtë vend , sepse të rinjtë tanë që po përgatiten për tregun e punës nuk po mundë të inkorporohen lehtë nëpër ndërmarrjet tona. Të gjitha këto vështirësi janë obligime tona që nuk dalin jashtë kësaj salle ,janë obligime të PDK-së ,se ne jemi Kosova, ne mund të nderojmë ketë situatë se ne e kemi për obligim ,a ka mundësi, po ka mundësi, se ne jemi forca e parë në Kosovë, andaj dhe kemi përgjegjësi.
“Ky është momenti i PDK-së dhe nuk kemi nevojë ta ulim kokën. Rreth zhvillimit ekonomik ishte breng edhe e miqve tanë më 2007 kur përgatiteshim për shpalljen e Pavarësisë ,se a mundet Kosova të qëndroj në këmbë ekonomikisht dhe financiarisht ,këtë e kemi dëshmuar në ndërtimin e autostradave dhe infrastrukturës në përgjithësi për qytetarët tanë dhe shumica e investimeve të fundit janë bërë nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës .Prandaj ,duhet të mbajmë kokën lartë ,të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi të reja për të qeverisur me Kosovën edhe në Lipjan, se kemi dëshmuar se dimë të jem afër qytetarëve jo sa për t’ia marrë votën por edhe për ta mbështetur atë.
Në politik nuk jetohet sa për ti fituar zgjedhjet ,por në politik jetohet duke qeverisur mirë për qytetarin dhe interesin e tij shtetëror ,andaj dua të kërkoj nga të gjitha strukturat e Partisë që nga niveli lokal e deri te ai qendror që të bisedoni me qytetarët për misionin e PDK-së dhe për alternativën tonë, që jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi e këtë e kemi bërë në vazhdimësi. Platforma jonë është ajo që prek drejtpërdrejt qytetarin dhe çdo familje për perspektivë të tyre ,me krijim e vendeve të punës dhe hapësirës lehtësuese për ndërmarrësi dhe biznese profatibile. Këtyre proceseve do t’i prini ju këtu që jeni në sallë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së dhe kështu do ta fitoni besimin popullit ,në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë që askush të keqpërdor këtë besim.
Pjesë e platformës sonë politike do të jetë përgjegjësia për besimin e dhënë me votë sepse me këtë besim e kemi fituar lirinë dhe e kemi ndërtuar paqen dhe shtetin tonë, është shprehur mes tjerash z. Veseli”, njoftoi Sektori për Informim dhe Arkiv në PDK.
Më pas takimi ka vazhduar në formë debati të hapur me shumë pyetje që i kanë shtruar të pranishmit kreut të PDK-së z.Kadri i Veseli. Emërues i përbashkët i të gjitha pyetjeve ishte ,formimi i ushtrisë ,çështjet sociale, ekonomike ,shëndetësore ,arsimore ,infrastrukturë e mirëqenie sociale ,por ka qene edhe pyetja që sa më shpejt të nxirret emri i kandidatit të PDK-së për kryetar Komune në Lipjan .Për të gjitha këto shqetësime të ngritura z. Veseli është përgjigjur në mënyrë të hapur dhe bindëse./LipjaniNews.com/


