Komuna e Lipjanit reagon ndaj lajmit,”Komuna e blen 121 euro parfume për meshkuj”

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, po kujdeset që stafit të tij t’iu vie era e mirë. Për këtë çështje Ahmeti ka vendosur që të furnizohet me një set parfumesh për meshkuj.

19 sete të markave të ndryshme i kanë kushtuar buxhetit të komunës së Lipjanit 121 euro që i bie nga 6 euro e gjysmë për një set parfumi, shkruan Gazeta Express.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës “Furnizmi me set parfumesh për meshkuj (19 copë)”, tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Elkos”.

Tenderi është nënshkruar më 1 mars të këtij viti.

Ndërkohë, për këtë shkrim ka reaguar Komuna e Lipjanit, nëpërmjet një komunikate.

“I bëjmë me dije të gjithë opinionit të gjërë se kjo kontratë ku shihej në foto është tregon qartë se është lidhur me 01.03.2017 dhe me këtë janë blerë disa produkte ku Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan ka vendosur të ndajë nga një dhuratë shumë modeste për mësuesit e përzgjedhur nga shkollat si mësuesi i dalluar me rastin e7 Marsit Ditës së Mësuesit, në të njejtën kohë DKA është ndier keq për dhuratat tepër modeste sepse mësuesit meritojnë më shumë”, thuhet në reagimin e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...