Erdogan akuza të rënda ndaj Merkelit: Po i mbështet terroristët

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, se po i mbështet terroristët.

“E nderuara Merkel, ti mbështetë terroristët”, ka thënë Erdogan gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për rrjetin A Haber.

“Zonja Merkel, pse po i fsheh terroristët në vendin tënd?… Pse nuk po bën asgjë”, ka thënë Erdogan, duke akuzuar Berlinin se nuk po përgjigjet për 4,500 dosjet e dërguara nga Ankaraja për të dyshuarit për terrorizëm.

Erdogan gjithashtu ka akuzuar televizioni shtetëror gjerman për mbështetje “të organizatave terroriste” dhe për përhapje të propagandës kundër sistemit presidencial.

Ai nuk tha saktësisht se cilat janë organizatat terroriste por duket se këto komente janë referencë për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), grup të cilin Turqia dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë terrorist.

Komentet e Erdoganit vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Ankarasë dhe vendeve të tjera evropiane, për shkak se disa vende kanë anuluar tubimet e ministrave turq për një referendum që zgjeron kompetencat e Erdoganit.

Javën e kaluar, Erdogan i krahasoi me “praktika naziste”, vendimin për anulim të disa tubimeve politike të zyrtarëve të Turqisë, në qytetet gjermane.

Referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi, pritet të mbahet në muajin prill./REL

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...