LVV: Fuqizim edhe në Janjevë

PUBLIKUAR

Aktivitetet në teren të Lëvizjes Vetëvendosje! vazhdojnë. Në mbrëmjen e datës 11.03.2017, një pjesë e kryesisë së Qendrës në Lipjan vizituan Kryesinë e Pikës në Janjevë me të cilët zhvilluan një bashkëbisedim dhe u morën vesh për aktivitetet dhe detyrat që e presin kryesinë e kësaj pike dhe të Qendrës.

“Nafije Gashi kryetare e pikës ka treguar për vështirsitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet popullata e kësaj ane. Problemet si mungesa e ujit të pijes, kanalizimi, papunësia e të rinjëve ishin fokus i vërejtjeve të zonjës por edhe anëtarëve tjerë të kryesisë.Mehmedaliu përfaqsues i komunitetit rom ka treguar për vështirësitë dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen Romët e Janjevës por edhe të gjithë qytetarët tjerë të këtij lokaliteti të lënë anash nga Qeveria Lokale dhe ajo Qendrore. Fshat për fshat, lagje për lagje, Vetëvendosje! po fuqizohet në Lipjan”, shkruan LVV-Lipjan.

17308722_270895846680868_8625959815878654347_n

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...