Erdogan tregon se kur mund të takohet me Trump-in

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, mund të takohen pas referendumit të 16 prillit në Turqi, i cili do të vendosë nëse vendi do të kalojë nga sistemi parlamentar në atë presidencial ekzekutiv.

Duke folur para gazetarëve, Erdogan i citoi praktikat e SHBA-së për të mos u takuar me politikanët nga vendet ku votimi publik mbahet brenda 60 ditëve, transmeton Express.

“Ata thanë se kanë një praktikë për të mos u takuar me politikanë nga vendet që do të mbajnë referendum brenda 60 ditëve. Prandaj ne mendojmë se takimi do të mbahet pas referendumit,” ka thënë Erdogan.

Më 16 prill do të mbahet referendumi përmes të cilit do të vendoset për ta ndryshuar ose jo sistemin parlamentar në atë presidencial ekzekutiv, duke ia shtuar pushtetin Erdoganit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...