Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha dje se Holanda po vepron si një republikë e bananes dhe se ajo duhet të përballet me sanksione për shkak se ua ndaloi ministrave turq që të mbanin fjalime në Roterdam.
“A ka thënë Evropa ndonjë gjë? Jo. Pse? Sepse ata nuk e kafshojnë njëri-tjetrin. Holanda po vepron si republikë e bananes,” ka thënë Erdogan dje duke në një fjalim në provincën Kocaeli, afër Stambollit, transmeton Express.
Erdogan u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare në Evropë dhe gjëkundi që të vendosi sanksione ndaj Holandës.
“U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare në Evropë dhe gjëkundi që të vendosin sanksione ndaj Holandës,” ka thënë ai.


