Lideri rus, Vladimir Putin, është adhurues i madh i gjërave me shkëlqim, ndërsa masivi Kondyor në Siberinë lindore është miniera e mineraleve të tij të preferuara.
Putini besohet se ka një pasuri prej 150 milionë funteve, për çka bën një jetë mbreti.
Derisa bosi i Kremlinit kënaqet me pasurinë e deritashme, Daily Star raporton për burimin e tij të pashtershëm të pasurisë.
Minerali i platinit…
Fjala është pra për masiv Kondyor, ku ka diçka më të vlefshme se ari: platini! Që nga koha e Bashkimit Sovjetik, nga aty janë gërmuar 85 mijë tonelata të platinit. Më 2011 nga aty janë nxjerrë afro 3,500 kilogramë që vlerësohen në 100 milionë funte (114 milionë euro).
Ora e Putinit…
Gërmimi aty nuk ndalet kurrë. Dhe, si dëshmi e “dashurisë” ndaj platinit, Putini e ka një orë nga ky metal që kushton hiq më pak se 464 mijë euro, transmeton Telegrafi.




