Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe e godet rëndë Rusinë: Deshët ta vrisni Kryeministrin e Malit të Zi

PUBLIKUAR

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se ekzistojnë “mjaft prova” që vërtetojnë se Rusia është e aftë të ndërhyjë në politikën britanike me sulme kibernetike, pas raportimeve se zyrtarët britanikë të inteligjencës do t’i këshillojnë partitë politike se si të mbrohen nga hakerët nga Moska.

Johnson, i cili pritet të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në javët e ardhshme, ka thënë se nuk ka kurrfarë dyshimi se Moska përdor “të gjitha metodat e ndyta” për ndikim politik, raporton The Guardian.

Kryediplomati britanik ka akuzuar Moskën se ka sulmuar disa televizione franceze dhe Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, dhe ka sugjeruar se Kremlini mund të ketë orkestruar një përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Malit të Zi, transmeton Gazeta Express.

“Keni parë se çfarë ka ndodhur në Malin e Zi, ku ka pasur një përpjekje për puç në një shtet evropian, e mbase edhe një përpjekje për vrasjen e udhëheqësit të atij shteti”, ka deklaruar Johnson.

“Ka shumë pak dyshime se rusët qëndrojnë prapa këtyre gjërave, për të mos përsëritur se çfarë kanë bërë ata në Ukrainë”, është shprehur ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...