Britania e Madhe po përgatitet për të gjitha çështjet duke përfshirë këtu edhe mundësinë e mosarritjes së një marrëveshjeje tregtare me Brukselin pas negociatave për Brexit, konfirmoi sot ministri i Brexit, David Davis.
“Ne po përgatitemi për të gjitha përfundimet e mundshme (…). Jo vetëm ekipi im, por e gjithë qeveria”, deklaroi Davis për BBC-në, ndërkohë që Londra mund të aktivizojë që prej të martës nenin 50 të Traktati të Lisbonës që do t’i hapë rrugën divorcit me Bashkimin Evropian.
Më herët, komisioni i Punëve të Jashtme i Dhomës së Komuneve, Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik, akuzoi qeverinë se nuk ishte përgatitur mirë për skenarin e një dështimi të negociatave me Brukselin, përcjell Atsh.
“Mundësia e mungesës së një marrëveshjeje është shumë e madhe, për të cilën qeveria duhet të përgatitet. Por, nuk ka asnjë dëshmi që kjo mundësi të jetë marrë në konsideratë”, theksoi komisioni i përbërë nga deputetët konservatorë dhe laburistë duke shtuar se një dështim i tillë do të ketë pasoja shkatërruese për Londrën dhe BE-në.


