Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një deponi masive mbeturinash në periferi të kryeqytetit të Etiopisë, Addis Ababa, njoftojnë zyrtarët.
Kryetari i Addis Ababa, Diriba Kuma, tha se 15 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e rrëshqitjes së dheut në deponinë e mbeturinave që varrosi disa shtëpi të improvizuara dhe ndërtesa të betonit, transmeton Express.
Kjo deponi ka qenë vendi i hedhjes së mbeturinave për kryeqytetit për më shumë se 50 vite.
Rreth 150 njerëz ndodheshin ne vendngjarje kur rrëshqiti dheu, ka thënë banori Assefa Teklemahimanot për AP. /Express/




