Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se forcat amerikane në Siri janë pushtuese dhe se ende nuk ka parë asgjë konkrete nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga zotimi i tij për ta bërë prioritet luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS).
Assad tha se kishte parë shpresë në deklaratat e Trumpit duke vënë në theks lutën kundër ISIS-it në Siri, ku politika e SHBA-së nën administrimin e presidentit Barack Obama i kishte mbështetur disa grupe rebele kundër Assadit dhe e kishte shmangur atë duke e cilësuar si lider të paligjshëm, transmeton Express.
“Ende nuk kemi parë asgjë konkrete sa i përket kësaj retorike,” ka thënë Assad në një intervistë me televizionin kinez, Phoenix.
SHBA-ja është duke e udhëhequr një koalicion kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
I pyetur për vendosjen e forcave amerikane afër qytetit veror, Manbij, Assad tha: “Çfarëdo trupash të huaj që vijnë në Siri pa ftesë janë pushtuese.


