Paralajmërohet largimi i tetë ministrave të Ramës, reagon Tahiri

PUBLIKUAR

Newsbomb.al ka raportuar për dorëheqjen e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Sipas këtij mediumi, në 12 qarqe që ka Shqipëria, në 7 prej tyre Kryesia e PS-së ka zgjedhur ministra të kabinetit të Edi Ramës.

“Kështu, pritet që deri të hënën të dorëhiqen ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili drejton PS-në në qarkun e Kukësit; Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, që drejton qarkun e Lezhës; Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që drejton qarkun e Shkodrës, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që drejton qarkun e Dibrës; Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, që drejton qarkun e Beratit; Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, që drejton qarkun e Vlorës; Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, që drejton qarkun e Gjirokastrës”, ka shkruar ky medium

Ndaj këtij lajmi ka reaguar Tahiri.

“Për saktësim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të fortë do jemi, sot e gjithmonë, bashkë”, ka shkruan Tahiri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...