Flet personi që ndodhej vetëm 10 metra larg sulmuesit kosovar me sëpatë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Një shtetas i Kosovës me probleme të shëndetit mendor rezulton të jetë pas sulmit me sëpatë të 9 personave në stacionin e trenit në Dyseldorf.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot autoritetet gjermane thanë se kanë identifikuar autorin Fatmir H., i cili rezulton të jetë shqiptar i Kosovës. Pas sulmit ai tentoi të largohej por mbeti dhe vetë i plagosur pasi ra nga ura.

Jenny Zerka është një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë, i cili është shprehur për Jeta Osh Qef: Unë kam qenë 10 metra larg këtij tipit. Ra alarmi, ne menduam se ishte alarm bombe, ndërsa ai gjuante njerëzit me sëpatë në dorë. Kam parë tmerr me sy akoma, nuk më besohet. Të gjithë vrapuam jashtë të tmerruar. Nuk di si ta shpjegoj, edhe sot s’më besohet se çfarë ka ndodhur”.

Gjithashtu Jenny tha se Fatmiri (autori) jetonte në Wuppertal. Ai ka ardhur me tren në Dyseldorf dhe në tren ka plagosur dy persona të tjerë.

Autoritetet gjermane kanë përjashtuar mundësinë që të kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Ndërkohë mësohet se gjatë deklarimeve para oficerëve, kosovari tashmë i arrestuar, të jetë shprehur se shpresonte që pas masakrës ta kishte vrarë policia.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...