Izraeli thotë se prania e Iranit bllokon marrëveshjen e paqes në Siri

PUBLIKUAR

Kryeministri i Izraelit i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin se nuk mund të ketë paqe në Siri përderisa Irani vazhdon t’i mbajë atje trupat dhe këshilltarët.

“Biseduam gjerësisht për çështjen e Iranit, për objektivat dhe qëllimet në Siri, dhe unë e sqaroj se nuk mund të ketë marrëveshje të paqes në Siri derisa Irani është atje dhe shpreh qëllimin që të shkatërrojë Izraelin”, tha Netanyahu në një video të lëshuar nga zyra e tij, pasi dy liderët u takuan në Moskë më 9 mars.

Zyra e Netanyahut publikoi një video dhe deklarata sqaruese, disa orë më pas, me qëllim që të qartësojë deklaratat e Putinit gjatë takimit, i cili i kishte hedhur poshtë shqetësimet e Izraelit për Iranin, duke i cilësuar të vjetruara. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...