Ushtari hero u shpëton jetën shokëve, i bllokoi rrugën kamikazit të ISIS-it (Video)

PUBLIKUAR

Një ushtar irakian ua ka shpëtuar jetën shokëve të tij duke devijuar një sulm kamikaz në Mosul, duke bllokuar rrugën me veturën e tij ushtarake.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmi është filmuar nga një dron i ISIS-it dhe më vonë është publikuar në internet.

Në pamjet tronditëse, bomba makinë mund të shihet derisa po afrohej drejt një grupi të forcave irakiane, të përfshira në betejën për të rimarrë qytetin.

Automjeti i sulmuesit vetëvrasës e shpërthen sapo mbërrin tek vetura ushtarake e ushtarit irakian.

Nuk dihet nëse shoferi ka mbijetuar, por komentuesit në internet e kanë konsideruar atë si një sakrificë të madhe, madje duke e quajtur ushtarin “hero”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...