Gazetarit turk i bie të fikët në emision, ndërpritet transmetimi Live (Video)

PUBLIKUAR

Një gazetar turk bëri që një transmetim Live televiziv të ndërpritet për shkak se atij i ra të fikët gjatë një paneli diskutimi politik.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, prezantuesi i TNT News, Abdulkadir Unal ishte duke biseduar me zëvendëskryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Mehdi Eker në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Turqi, kur ai filloi të mos ndjehej mirë.

Pas kësaj, televizioni kaloi menjëherë në reklama dhe gazetarit iu dha ndihma e parë. Pasi i erdhi vetëdija, ai ishte dërguar në spital.

Thuhet se ai kishte qenë duke vuajtur nga një infeksion i cili e kishte mbajtur si të lodhur, për çka edhe i kishte rënë të fikët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...