Komuna e Lipjanit festoi 8 Marsin Ditën e Gruas

PUBLIKUAR

Me përkrahje nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, zyra për barazi gjinore sot për nderë të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtar të Gruas ka organizuar një takim me gratë e administrates komunale, këshilltaret e asamblesë, gratë që udheheqin bizense në Komunën e Lipjanit, anëtare të shoqërisë civile, përfaqësuese nga Gjykata dhe përfaqësuese të institucioneve të tjera.
Në emër të Kryetarit Ahmeti, të pranishmet i ka uruar nënkryetari i Komunës, Sefer Tasholli. Ai tha se gruja, motra shqiptare e ka dëshmuar në vazhdimësi se mundë të jetë e suksesshme dhe se është plotësisht e gatshme që me përgjegjësi të udhëheqë edhe me pozitat vendimmarrëse.
Ndërsa, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Limani Hajnuni ka uruar të gjitha gratë duke theksuar se jemi ne ato të cilat mundë të flasim për veten dhe jo të diktohemi nga të tjerët, njoftoi Komuna.
“8 marsi është një datë e cila na përkujton përpjekjet shembullore të shumë grave në botë për barazi. Shoqëria jonë nuk është se nuk ka përparuar shumë në kuptim të respektimit të drejtave të grave, megjithatë kështu si jemi, ne duhet fuqishëm të angazhohemi që edhe shoqeria jonë të avancoj më tutje në respektimin e të drejtave të gruas”, tha Kryesuesja Hajnuni.
Të pranishmet i ka uruar edhe zyrtarja për barazi gjinore, Gjyste Dabaj, Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Makfirete Shamolli dhe përfaqësuesja e OJQ “POLIS”, Donjeta Elshani.

Foto: Komuna Lipjan
Foto: Komuna Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...